Shembet muri i minierës në Australi, punëtori varroset për së gjalli

Bota

Shembet muri i minierës në Australi, punëtori varroset për së gjalli

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një punëtor është mbuluar nga dheu për së gjalli pas shembjes së murit të një miniere në pjesën veriore të Australisë.

Autoritetet e kanë nisur një operacion të madh për ta gjetur burrin 59 vjeçar nga qyteti Darwin në minierën “Bootu Creek”.

Policia australiane tha se punëtorët e kësaj miniere janë duke u koordinuar me ekipet e shpëtimit për operacionin e kërkimit me ndihmën e zyrtarëve policorë.

Pronare e minierës është kompania “OM Holdings” me bazë në Singapor. Eksportet e para të mineraleve kjo kompani i kishte nisur në vitin 2006.

Kjo kompani ishte dënuar me 150 mijë dollarë australianë në vitin 2013 për dëmtimin e një zone të shenjtë të vendasve të vjetër, ndërsa 140 punëtorë të saj i kishin humbur vendet e punës më 2015 pasi miniera kishte falimentuar, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat