Australia do të bllokojë faqet me përmbajtje ekstremiste gjatë sulmeve terroriste - Bota Sot
Australia do të bllokojë faqet me përmbajtje ekstremiste gjatë sulmeve terroriste

Bota

Australia do të bllokojë faqet me përmbajtje ekstremiste gjatë sulmeve terroriste

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:59
Foto

Australia pritet të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjatë krizave.

   

Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjatë krizave dhe do të konsiderojnë vendosjen e një legjislacioni që detyron platformat digjitale të përmirësojnë sigurinë e shërbimeve të tyre, deklaruan zyrtarët e Qeverisë të dielën.

Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha se Qeveria po tenton të parandalojë sulmet terroriste duke ndaluar publikimin e pamjeve të dhunshme në platformat digjitale.

“Ne po bëjmë gjithçka për të mohuar mundësinë që terroristët të mburren me veprimet e tyre”, thuhet në njoftim, transmeton rel.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ngritur kontrollin ndaj ueb faqeve dhe rrjeteve sociale pas masakrës në Kristçërç ku mbetën të vdekur 51 besimtarë.

Sulmi ishte shfaqur drejtpërdrejtë nga sulmuesi Brenton Tarrant në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat