Mediat ndërkombëtare po raportojnë se ministri i punëve të jashtme i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka shkuar për në qytetin Biarritz, në pjesën jug-perëndimore të Francës, ku liderët e G7’ës janë takuar.
Mediat ndërkombëtare i referohen lajmeve që vinë nga televizioni shtetëror iranian.
Fluturimi është kapur edhe nga uebfaqja flightradar24.com, e cila tregon se një aeroplan i qeverisë iraniane ka ateruar në aeroportin e Biarritzit, i cili ka qenë i mbyllur për shkak të samitit i cili do të zgjasë nga e shtuna deri të hënën.
Televizioni iranian citon ministrin e jashtëm Zarif të ketë thënë se nuk do të mbajë bisedime me presidentin e SHBA’ve, Donald Trump, por prania e tij në këtë samit lë dyshime se mund të ketë një takim mes tyre.