12-vjeçari del nga kamioneta në lëvizje dhe shpëton nga rrëmbyesi

Bota

12-vjeçari del nga kamioneta në lëvizje dhe shpëton nga rrëmbyesi

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 23:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 12-vjeçar i tha policisë se derisa po zbriste nga një autobus shkollor në Boyton Beach, Florida, një burrë me një kamionetë të bardhë u afrua tek ai dhe i ofroi transport.

I dyshuari i shpjegoi djalit 'se ai po transportonte fëmijë gjatë gjithë kohës dhe se nuk do të bënte asgjë të çuditshme'.

Pas timonit, sipas NBC News, ishte Timothy H. Miller, i cili u arrestua dhe u akuzua për rrëmbim.

Djali hyri në kamionetë duke mos dyshuar se kishte të bëjë me një rrëmbyes.

"Ai kishte një buzëqeshje miqësore," tregoi djali.

Por gjatë vozitjes, Miller e shikoi atë "çuditshëm" dhe e pyeti nëse kishte drogë.

Djali u tremb dhe u përpoq të hapte derën. Por Miller i tha të mos dilte dhe ai përshpejtoi.

Në fund të fundit, djali arriti të hapte derën dhe kërceu jashtë duke goditur kokën, pas së cilës humbi vetëdijen.

Për fat të mirë, disa njerëz e panë djalin në ato momente dhe i dolën në ndihmë.

Njëri nga dëshmitarët vazhdoi të ndiqte Millerin, më tej poshtë rrugës, duke bllokuar automjetin e tij dhe duke e mbajtur atë derisa arriti policia.

Miller pranoi se “kishte menduar të sigurojë drogën përmes djaloshit”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat