Trump: Merkel, një grua e shkëlqyer

Bota

Trump: Merkel, një grua e shkëlqyer

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:40
Merkel dhe Trump

Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi kancelaren gjermane Angela Merkel ndërsa të dy u takuan gjatë zhvillimeve të samitit të G7, në Biarritz, Francë.

“Ajo është një grua shkëlqyese dhe e kupton saktësisht se ku qëndron gjithçka. Ajo di më shumë se  shumë persona të tjerë”, theksoi Trump.

E pyetur nga gazetarët nëse ishte i shqetësuar se e vetmja udhëheqëse grua e pranishme në G7 mund të largohej shpejt nga detyra, Trump tha se nuk do të ishte befasi nëse Merkel do të kishte qëndruar më gjatë seç pritej.

”Samiti i ardhshëm i G7, do të zhvillohet me siguri në Miami”, theksoi presidenti amerikan, Trump, në  konferencën e shtypit me kancelaren gjermane Angela Merkel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat