S’ka koncensus që Rusia të ftohet në samitin e radhës të G7, thotë Macron

Bota

S’ka koncensus që Rusia të ftohet në samitin e radhës të G7, thotë Macron

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 00:13
Emmanuel Macron

Nuk ka pajtueshmëri në mes të liderëve të G7 për ta ftuar Rusinë në vitin e ardhshëm në samitin e këtyre shtatë vendeve që mbahet në SHBA.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në konferencën përmbyllëse të samitit të sivjet që u mbajt në Biarritz, shkruan Euronews.

Macron ka shtuar se ai dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të organizojnë një smati në javët në vijim me liderët e Rusisë dhe të Ukrainës për t’u marrë me krizën në lindje të Ukrainës.

“Kemi formalizuar marrëveshjen për herë të parë dhe disa platforma evropiane dhe Anglo-saksone me përkrahjen e plotë të vendeve të G7”, ka thënë Macron.

“Kemi pasur diskutime mjaftë të mira me SHBA-në që për arsye legale nuk ishte e mundur të formalizohej në këtë pikë marrëveshja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat