Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Bota

Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 08:43
Yang Hengjun

Shkrimtari kinezo-australian Yang Hengjun është arrestuar zyrtarisht me akuza për spiunazh në Kinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët australianë.

Qytetari Australian është mbajtur në Pekin që nga janari në “kushte të ashpra”, tha Ministria e Jashtme e Australisë.

Ministrja e Jashtme Marise Payne tha që Australia ishte “shumë e shqetësuar dhe e zhgënjyer” kur mësoi lajmin për arrestimin e shkrimtarit.

“Ne kemi shqetësime serioze për mirëqenien e Dr. Yang, dhe për kushtet në të cilat ai po mbahet”, shtoi ajo, transmeton Top Channel.

Ai ishte mbajtur pa akuza për më shumë se shtatë muaj, gjatë së cilës Australia i ka kërkuar vazhdimisht Pekinin lirimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat