Tre të vdekur nga shembja e murit në Siberi

Bota

Tre të vdekur nga shembja e murit në Siberi

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:59
Foto

Së paku tre persona kanë vdekur pasi një mur i lartë i një ndërtese të vjetër u shemb gjatë procesit të riparimit të mërkurën në qytetin rus të Novosibirsk-ut.

Komiteti Hetues në rajonin e Novosibirsk-ut tha se ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur t’i nxjerrin nga gërmadhat trupat e disa njerëzve.

Zyrtarët e këtij organi gjithashtu thanë se e kanë nisur një hetim për këtë incident.

Për më tepër, ministria rajonale e emergjencave njoftoi se një person është shpëtuar.

Një punëtore e një çerdheje, e cila gjendet 150 metra larg vendit ku u shemb muri, tha se rrëzimi ka qenë masiv dhe se dridhja që shkaktoi ai i është dukur si tërmet, shkruan “Free Europe”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat