Irani dhe Franca përafrojnë qëndrimet për marrëveshjen bërthamore

Bota

Irani dhe Franca përafrojnë qëndrimet për marrëveshjen bërthamore

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 11:03
Hassan Rouhani dhe Emmanuel Macron.

Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha të hënën se Franca dhe Irani i kanë përafruar qëndrimet lidhur me marrëveshjen bërthamore pas bisedave telefonike mes presidentit iranian, Hassan Rouhani, dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

“Për fat të mirë, pikëpamjet e dy vendeve janë përafruar për shumë çështje dhe tashmë po zhvillohen diskutime teknike  në mënyrë që të përmbushen zotimet e Evropës për marrëveshje bërthamore”, tha zëdhënësi qeveritar, Ali Rabiei.

Ai nuk dha hollësi të tjera lidhur me këto diskutime gjatë deklaratës së transmetuar në televizionin publik.

Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, shtetet evropiane janë përpjekur ta bindin Iranin që të mbetet pjesë e marrëveshjes duke i premtuar se do të mbrohen interesat ekonomike të këtij vendin nga sanksionet amerikane.

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur muajve të fundit për shkak të tensioneve në Gjirin Persik dhe sulmeve ndaj anijeve me naftë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat