SHBA-ja i ofron miliona dollarë kapitenit për dorëzim të anijes iraniane

Bota

SHBA-ja i ofron miliona dollarë kapitenit për dorëzim të anijes iraniane

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 14:23
Anija transportuese, Adrian Darya

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se i ka ofruar miliona dollarë kapitenit të një anijeje iraniane, e cila është në qendër të një konflikti diplomatik.

Brian Hook, udhëheqës i Departamentit për Iranin, i ka nisur kërkesë kapitenit të anijes, Adrian Darya 1, duke i kërkuar që të lundrojë diku ku Shtetet e Bashkuara mund ta marrin.

Kjo anije dyshohet se ka qenë duke bartuar naftë në Siri dhe është mbajtur përkohësisht nga autoritetet e Britanisë së Madhe në Ngushticën e Gjibraltarit në muajin korrik.

Anija është liruar muajin e kaluar, pasi Irani ka dhënë garanci se nuk do të dërgojë naftën në Siri.

Departamenti amerikan i Drejtësisë, që ka tentuar të bllokojë lirimin e saj, ka nisur thirrje për kidnapim të anijes.

“Ne kemi kryer një shtrirje të gjerë te disa kapitenë anijesh dhe kompani të anijeve”, ka thënë një zëdhënese e Departamentit të Shtetit për agjencinë e lajmeve, AFP.

Shtetet e Bashkuara kanë futur këtë anije në listë të zezë javën e kaluar.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë përmes një deklarate se anija ishte shfrytëzuar për të transportuar 2.1 milionë fuçi të naftës së papërpunuar me qëllim të përfitimit të Gardës Revolucionare Islamike.

Kjo Gardë është degë e forcave të armatosura të Iranit, të cilën SHBA-ja e ka renditur në listën e organizatave terroriste.

Kidnapimi i anijes pati tensionuar marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit, pasi autoritetet iraniane kanë kapur një anije me flamur britanik në Gjirin Persik.

Të mërkurën Irani ka liruar shtatë nga 23 anëtarët e ekipit të kësaj anijes me flamur britanik.

Pjesa tjera e ekipit besohet se është në anije, afër portit jugor të Iranit, në Bandar Abbas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat