Udhëtari piloton aeroplanin – kapiteni... nuk u paraqit

Bota

Udhëtari piloton aeroplanin – kapiteni... nuk u paraqit

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:10
Foto

Michael Bradley, një pilot i EasyJet i cili shkoi me pushime familjare për në Spanjë, mbërriti atje duke pilotuar vetë aeroplanin pasi kolegu i tij, i cili supozohej të ishte kapiteni në atë fluturim, nuk arriti të shfaqej.

Bradley ka qetësuar pasagjerët e tjerë në një fluturim nga Manchester në  Alicante të Spanjës se ai ka licencën e pilotit dhe sapo kishte marrë leje për këtë fluturim, transmeton KosovaPress.

"Kam thirrur EasyJet dhe u thashë unë jam në terminal. Gjithashtu kam një licencë. Doja të shkoja në pushime dhe nëse keni nevojë, jam gati të shkoj”, tregon Bradley.

38 sekonda më vonë kompania thirri Bradleyn dhe i kërkuan të pilotojë avionin për në Alicante.

Një zëdhënës i EasyJet konfirmoi situatën e pazakontë, duke thënë se gjithçka ishte "plotësisht në përputhje me licencën dhe dokumentet e fluturimit të Bradley.

"Ne i jemi mirënjohës pilotit tonë, i cili udhëtoi nga Mançesteri në Alicante me familjen e tij më 2 shtator dhe u bë vullnetar për fluturimin. Kjo do të thoshte që klientët ishin në gjendje të arrinin destinacionin e tyre, dhe kjo tregoi përkushtimin e punonjësve tanë," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat