Lind binjakë në moshën 74-vjeç

Bota

Lind binjakë në moshën 74-vjeç

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 18:06
Foto

Gruaja nga India, e cila lindi binjakët e saj në moshën 74 vjeç, besohet të jetë nëna më e vjetër në botë.

Erramati Mangayama lindi dy vajza të shëndetshme me ndihmën e fekondimit të fertilitetit dhe thotë se foshnjat "e bëjnë atë të plotë". Kjo pensioniste thotë se një fqinje, e cila lindi në moshën 55-vjeç e frymëzoi  të bënte edhe një fëmijë me burrin e saj.

Kjo grua, e cila iu nënshtrua menopauzës 30 vjet më parë, tejkaloi rekordin e Maria del Carmen Busada de Lara, si nëna më e vjetër e martuar në botë.

Erramati e kaloi tërë shtatzëninë në spital dhe tani, pasi lindi, ajo thotë se "nuk mund të përshkruajë sa është e lumtur”.

"Foshnjat më bëjnë të plota. Pritja ime që zgjati gjashtë dekada më në fund mori fund”, tha ajo.

Mjeku Umashankar, i cili drejtoi shtatzëninë e saj, tha se ishte i befasuar kur pensionistja erdhi tek ai vitin e kaluar dhe shtoi se IVF në moshën e saj ishte "një sfidë".

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat