Sekretet e errëta të Antarktikut që nuk dëshirojnë t’i dimë

Bota

Sekretet e errëta të Antarktikut që nuk dëshirojnë t’i dimë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:38
Foto

Ekspertët thonë se sekretet e kontinentit të çuditshëm janë çelës për të kaluarën dhe të ardhmen e njerëzimit.

Me madhësi sa të Amerikës dhe gjysma e Kanadasë së bashku, Antarktiku është njëri ndër vendet misterioze në botë.

Hulumtuesit e parë erdhën në kontinentin e akullt para dyqind vjetësh në kërkim për balena dhe që nga ajo kohë Antarktiku është shndërruar në destinacion ‘të rrezikshëm‘ për shkak të informacioneve – disa prej të cilave kanë dalë në opinion.

Kontinenti më i ftohtë në Tokë, me temperaturë mesatare minus 55 gradë Celsius, është vendi me të reshura më të pakta, por është tepër me erë – edhe atë me shpejtësi deri 327 kilometra në orë.

-Qyteti antik dhe civilizimi

Shtresat e akullit fshehin shumë sekrete, dhe thuhet se rrënojat e një qyteti antik janë zbuluar nën Antarktik. Në vitin 2002, i gjithë ekuipazhi i një televizioni nga Kalifornia u zhduk në kontinent, transmetojnë mediat kroate.

Megjithëse kufomat nuk u gjetën, një kamerë e lënë prej tyre në akull për arsye që nuk dihen ende, përmbante sekuenca të rrëfimeve të ekipit për rrënojat e lashta.

Misioni u krye më pas nga marinsat amerikanë. Jonathan Gray, një arkeolog në World Training Drawing, tha se Marina nuk e publikon qëllimisht videon e gjetur.

Zona është rreth 160 kilometra në perëndim të Stacionit Vostok, dhe burime nga Marina thonë se nuk bëhet fjalë për një qytet antik, por për një ‘vrimë’ furnizimi e braktisur.

Kohët e fundit, operacioni ‘Icebridge’ i NASA-s në Antarktik zbuloi atë që disa ekspertë besojnë se paraqet dëshmi për ekzistencën e një qyteti antik, i vendosur në një thellësi 2.3 kilometra nën nivelin e detit. Struktura është në formë piramidale.

-Bazat nëntokësore

Në aplikacionin Google Earth mund të shihen dy hyrje të mëdha, që shtrihen nën sipërfaqen e Antarktikut, afër bregdetit. Shkencëtarët rusë bënë një studim dhe gjetën në kontinentin e akullt mbetjet e asaj që ata e konsiderojnë se i takojnë një baze sekrete naziste, ndërtuar më 1942. Ajo është e vendosur në Alexander Land Island dhe thuhet të ketë 500 objekte.

Kjo, natyrisht, ka bërë që shumë teoricienë të komplotit të thonë se nazistët në Antarktik kanë baza sekrete, në të cilat ata krijuan armë të super-fuqishme me ndihmën e alienëve, në të cilat Adolf Hitleri u fsheh pas luftës.

Sipas njërës prej këtyre teorive, nazistët dërguan një ekip të madh shkencëtarësh, ushtarësh dhe ndërtuesish në Antarktik në vitin 1938.

Destinacioni i tyre ishte Queen Maud Land, ku, sipas një rrëfimi popullor, ata gjetën një rrjet të gjerë lumenjsh dhe shpellash të ngrohta nëntokësore. Në pjesën më të madhe të tyre, nazistët thuhet se ndërtuan Bazën 211, e njohur si Berlini i Ri.

Përveç shkencëtarëve që kanë punuar në super-armët misterioze, shumë shoqëri të fshehta janë vendosur gjithashtu atje, nga Thule deri në Iluminati. Disa shkojnë aq larg sa pretendojnë se baza është akoma funksionuese sot, dhe shoqëritë sekrete janë duke pritur momentin për të vendosur "rendin e ri botëror".

-Rrëzimi i UFO-ve

Për shkak se kontinenti është i izoluar, ai është një vend ideal uljeje për këdo që dëshiron të mos zbulohet. Valentin Degterev pretendon se ai gjeti një objekt të bazuar të paidentifikuar në kontinentin e akullit përmes aplikacionit Google Earth.

Fotografia në Google Earth tregon diçka që duket si katër tanke. Degterev supozon se është ose një aeroplan i huaj që zbarkoi atje ose një UFO e rrëzuar që ruhej nga katër tanke. Teoricienët e konspiracionit që pretendojnë të jetë një disk me madhësi rreth 60 metra.

-Operacioni “High-jump”

Koha e operacionit është viti 1947, dhe rreth 100 anije të flotës gjermane dhe zyrtarë të lartë të SS janë zhdukur. Ku shpëtuan, u fshehën, çfarë u ndodhi atyre? Po atë vit, admirali amerikan Richard E. Byrd dërgoi rreth 4.000 trupa, transportues aeroplanësh dhe nëndetëse në operacionin “High Jump”, një lloj pushtimi i Antarktikut.

Pas dy muajsh, operacioni u anulua, gjoja për shkak të vdekjeve të shumta dhe kushteve të vështira, por teoricienët e konspiracionit menduan se ishte thjesht një justifikim, pasi ushtarët ishin të përgatitur dhe të trajnuar mirë.

Ata pretendojnë se admirali në të vërtetë ndeshi rezistencë të fortë nga "pjata fluturuese" naziste. Deklarata e admiralit për gazetat kiliane provokoi polemikën më të madhe, në të cilën ai paralajmëroi se SHBA-ja duhet të vendosë masa mbrojtëse kundër mundësisë së pushtimit të avionëve armiq nga rajonet polare.

Admirali shpjegoi se nuk dëshironte të trembte askënd, por se ishte një realitet brutal - në rast të luftës së re, Shtetet e Bashkuara mund të sulmoheshin nga avionët që fluturonin ‘nga njëri ose të dy polet’.

"Duhet t'i paralajmëroj bashkëqytetarët e mi, se i ka ardhur fundi kohës kur ne mund të kemi strehim në vendin tonë, pasi konsideronim se ndiheshim të sigurt nga rreziku për shkak të oqeaneve që na rrethojnë dhe distancës gjeografike - që polet janë garanci e sigurisë sonë," pati deklaruar Byrd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat