Miliarda të shkuara dëm dhe 4 të zhdukur: Përmbyset anija gjigante plot me makina

Bota

Miliarda të shkuara dëm dhe 4 të zhdukur: Përmbyset anija gjigante plot me makina

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:46
Foto

“Golden Ray”, një anije që transportonte automjete, është përmbysur në det, ndërsa 4 anëtarë të ekuipazhit janë të zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel pranë portit Brunswick në Georgia, ndërsa Roja Bregdetare amerikane është duke zhvilluar një operacion kërkimi për 4 anëtarët e ekuipazhit, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Roja Bregdetare ka bërë të ditur se është njoftuar rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës në lidhje me rastin dhe ka arritur të shpëtojë 19 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa kërkimet vazhdojnë për katër të tjerët.

Ryan Dickinson, një zyrtar i portit, ka thënë se shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa nuk përjashtohen kushtet e këqija të motit.

Pas ngjarjes, porti i Brunswick është mbyllur.  

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat