Vajza 4 vjeçe përdhunohet dhe vritet, nën akuzë nëna dhe njerku - Bota Sot
Vajza 4 vjeçe përdhunohet dhe vritet, nën akuzë nëna dhe njerku

Bota

Vajza 4 vjeçe përdhunohet dhe vritet, nën akuzë nëna dhe njerku

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:08
Vajza

E pagëzuan “çorape kuqja”, por jo për të mbrojtur identitetin e saj! Një vajzë 4 vjeçe, e cila u përdhunua dhe vra nga nëna dhe njerku, nuk kishte një emër zyrtar, duke qenë se që nga momenti i lindjes nuk ishte regjistruar.

Bëhet fjalë për një histori drithëruese, e cila ka tronditur jo vetëm Meksikën, por të gjithë botën. Ishte 18 marsi i vitit 2017, kur vogëlushja “fajtore” pse kishte urinuar në shtrat, u përdhunua dhe rrah për vdekje nga njerku Pablo Rodriguez dhe nga nëna Yadira Medica.

Ngjarja tronditëse u shënua në qytetin e Nezahualcòyotl, ku pas vdekjes së vajzës, çifti kishte vendosur që ta hiqte qafe trupin, duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar, në periferi të qytetit.

Kufoma e vogëlushes u zbulua nga një banor i zonës, vëmendja e të cilit u tërhoq nga çorapet e kuqe që kishte veshur.

Pas procedurave të para të identifikimit, gjykata u detyrua që ta regjistrojë vajzën në regjistrin civil, pas vdekjes. Askush nuk e kërkoi trupin e vogëlushes, e cila u varros me emrin Angelita dhe u regjistrua si Guadalupe. Disa aktivistë, u angazhuan që ti jepnin identitetin e duhur viktimës, dhe kështu pas kërkimeve intensive disa familjarë të saj, treguan identitetin e së miturës, duke rënë në gjurmët e nënës dhe njerkut.

Nga hetimet e kryera u rindërtua dinamika e ngjarjes, për të zbuluar më tej dhunën dhe përdhunimet që pësonte rregullisht e mitura. Jo vetëm kaq, por njerku kishte përdhunuar edhe motrën e saj të madhe, një adoleshente 14-vjeçare.

I njohur nga policia për disa precedentë penalë, burri u dënua, bashkë me nënën e vajzës së vrarë, në një total prej 88 vitesh burg, gjatë seancës së mbajtur të premten që lamë pas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...