Varrmihësit ankohen për fantazma

Bota

Varrmihësit ankohen për fantazma

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:57
Foto

“Lugina e Paqes” është varreza më e madhe në botë, dhe ndodhet 150 kilometra në jug të Bagdadit.

Aty dergjen eshtrat e miliona njerëzve, si dhe të shumë imamëve shiitë. Sipas UNESCO-s, këto varreza janë të vetmet në botë që vazhdojnë t’u shtohen varret prej 1400 vjetësh.

Por varrmihësit që punojnë midis varreve të rreth 5 milionë myslimanëve, përfshi dhe ata që janë vrarë në luftërat e shumta të Irakut, thonë se puna e tyre është plot me rreziqe, pasi vendi përndiqet nga shumë fantazma.

”Një ditë, një hije më erdhi fshehurazi nga pas. Më goditi fort në kokë dhe më la të lënduar rëndë. Tani nuk eci dot siç duhet dhe ende ndiej sikur trupin ma përndjek një fantazmë”, tha për Al Xhazira një ish-varrmihës i quajtur Hajdar al-Hatemi.

 

Familjarët e tij të shqetësuar shitën shtëpinë që ta kuronin me disa seanca për pastrimin e shpirtit, të cilat kushtuan 30 mijë dollarë. Por, pas dy vjetësh ai vazhdon të jetë i prekur nga sëmundja e çuditshme që e bën të ndihet keq.

Familja tani jeton në një lagje të varfër në qytetin Naxhaf, dhe e ka të vështirë t’i kthehet jetës normale. Gruaja e Hatemit, e tmerruar nga sjelljet e tij të pazakonta, ka kërkuar shkurorëzim.

“Po varrosja një grua dhe gjatë funeralit, kur u përkula për ta ngritur, dora e saj më goditi aq fort në fytyrë sa ngriva në vend”, thotë 23-vjeçari Abo Sebi.

Mjekët shpjegojnë se ndodh që trupit t’i lëvizin gjymtyrët pas lëshimit të muskujve të ngrirë, por Sebi hyri në depresion dhe pas disa përpjekjesh për të vrarë veten, u  mor nën kujdesin e spitalit amerikan në  Liban, ku trajtimi i kushtoi 7000 dollarë. Megjithatë, nevoja për punë dhe papunësia e lartë në Irak e bëri që të rikthehet të punojë si varrmihës, për 300 dollarë në muaj.

Hani Aba Naim, 61 vjeç, këmbëngul se ka parë dy lloj gjallesash: një fantazmë nga bota e përtejme, dhe një krijesë të kësaj bote.

“E pashë natën. Po hidhej nga varri në varr që të ushqehej me mishin e freskët të trupave të sapo varrosur. Dukej si një krimb i madh, sa një fëmijë, i mbuluar me gëzof si të maces”, tha Naim.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat