Ambasadori akrobat takon ministrin Cakaj; bën sërish “ritualin” e vertikales

Bota

Ambasadori akrobat takon ministrin Cakaj; bën sërish “ritualin” e vertikales

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:38
Dan Oryan

Shefi i zyrës së Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, ambasadori Dan Oryan, pasi përcolli në aeroportin “Ben Gurion” ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj nuk nguroi të realizonte lëvizjen e tij tipike, atë të vertikales.

Por tashmë para dy flamujve, izraelit dhe atij shqiptar.

“Më bën të ndihem i ri”, shkroi ambasadori në postimin e tij në Facebook.

Siç mund ta shihni edhe në galerinë e mëposhtme të fotografive, Dan Oryan nuk harron ta bëjë diçka të tillë në takime diplomatike dhe jo vetëm.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat