Izraeli përgjon Shtëpinë e Bardhë dhe lokacionet në gjithë Uashingtonin?

Bota

Izraeli përgjon Shtëpinë e Bardhë dhe lokacionet në gjithë Uashingtonin?

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:57
Ilustrim

Qeveria e SHBA-së ka konkluduar se në dy vjetët e fundit, Izraeli ka të ngjarë të jetë prapa vendosjes së pajisjeve të mbikëqyrjes së celularëve, të gjendura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vendeve të tjera të ndjeshme në të gjithë Uashingtonin, sipas tre ish-zyrtarëve të lartë të SHBA-së.

Sidoqoftë, ndryshe nga në raste të ngjashme, kur spiunazhi i huaj po ndodhte në SHBA, administrata e presidentit Donald Trump nuk e qortoi qeverinë izraelite dhe as vendi nuk do të mbante pasojat për një sjellje të tillë, raporton Politico.

Pajisjet e vogla, të cilat mund të regjistrojnë përmbajtjen e thirrjeve dhe përdorimin e të dhënave në telefon, ka të ngjarë të përdoren për të spiunuar Trump, por edhe bashkëpunëtorët dhe ndihmësit e tij më të afërt, tha një ish-punonjës.

Në këtë kohë nuk dihet nëse përpjekja izraelite ka qenë e suksesshme.

Raportohet se agjentët e FBI dhe agjentët e tjerë të inteligjencës që punojnë për rastin, janë të bindur se spiunët izraelitë kanë instaluar pajisjet.

"Është pothuajse shumë e qartë se izraelitët janë përgjegjës," tha ish-oficeri i inteligjencës.

Zëdhënësi i ambasadës së Izraelit në SHBA- Elad Stromyer mohoi pretendimet, duke thënë se ato ishin krejtësisht të pakuptimta.

"Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në SHBA," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat