Kafja e derdhur detyron avionin të devijojë fluturimin - Bota Sot
Kafja e derdhur detyron avionin të devijojë fluturimin

Bota

Kafja e derdhur detyron avionin të devijojë fluturimin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:10
Airbus A330-243

Një avion me 337 pasagjerë në bord është detyruar të ndryshojë drejtimin pasi piloti derdhi kafenë në panelin e kontrollit.

Airbus A330-243 i cili po fluturonte nga Frankfurt, Gjermani, për në Cancun të Meksikës, u ul në Shannon të Irlandës.

Kjo sepse panelet e kontrollit audio të pilotëve (ACP) filluan të shkriheshin dhe në kabinë doli tym.

Pilotët përdorën maska oksigjeni për të vazhduar udhëtimin. Për fat të mirë nga incidenti nuk pati të lënduar.

Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk zbuloi kompaninë ajrore ku ndodhi incidenti gjatë fluturimit më 6 shkurt 2019.

Megjithatë organizata e pavarur jofitimprurëse Flight Safety Foundation tha se kompania ishte Condor Airlines. Avioni u operua nga Thomas Cook Airlines.

AAIB thotë se piloti kryesor po monitoronte bashkëpilotin mbi Oqeanin Atlantik kur ju shërbye kafja.

Kafetë ju dhanë me gota pa kapak, gjë që AAIB thotë se ishte normale për kompaninë që drejtonte fluturimin.

Piloti kryesor e vendosi kafenë në tryezën e tij, por gota u rrëzua.

Shumica e kafes ra në prehrin e tij dhe një sasi e vogël u derdh në panelin e kontrollit, duke filluar shkrirjen e butonave.

Kjo çoi në prishjen e paneleve të kontrollit dhe vështirësi në komunikim.

Më pas u mor vendimi për të devijuar në Shannon dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...