Sinjale për ulje tensionesh tregtare SHBA-Kinë - Bota Sot
Sinjale për ulje tensionesh tregtare SHBA-Kinë

Bota

Sinjale për ulje tensionesh tregtare SHBA-Kinë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Kina thotë se do të heqë tarifat për sojën, mishin e derrit dhe disa produkte të tjera amerikane duke dhënë një tjetër shenjë për ulje të tensioneve mes dy vendeve përpara bisedimeve tregtare të planifikuara për muajin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur të premten nga agjensia kineze e lajmeve Xinhua duke shënuar zhvillimin më të fundit në një seri gjestesh pajtuese që dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ndërmarrë për të frenuar luftën tregtare.

Të enjten zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se Kina po kërkonte të blinte produkte bujqësore amerikane si mishi i derrit e soja.

Zoti Gao tha se shpreson që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e ardhshme tregtare në Uashington.

Kina u kishte vendosur më parë tarifa prej 25 për qind disa produkteve amerikane dhe kishte urdhëruar importuesit që të ndalonin blerjen e sojës, produktin më të importuar nga SHBA-ja. Pekini megjithatë nuk bëri të ditur të premten nëse blerja e sojës do të rifillonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...