Ligjvënësit në SHBA kërkojnë nga Rusia të lirojë ish-marinsin amerikan - Bota Sot
Ligjvënësit në SHBA kërkojnë nga Rusia të lirojë ish-marinsin amerikan

Bota

Ligjvënësit në SHBA kërkojnë nga Rusia të lirojë ish-marinsin amerikan

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:05
Paul Whelan, ish-marinsi amerikan, i cili po mbahet në paraburgim në Rusi, nën akuza për spiunazh.

Ligjvënësit amerikanë kanë prezantuar një rezolutë, e cila i bën thirrje Qeverisë ruse që të ofrojë dëshmi lidhur me krimet që ka kryer Paul Whelan, ose në të kundërtën ta lirojë ish-marinsin amerikan.

Ligjvënësit amerikanë po ashtu kërkuan nga Rusia “të ofrojë qasje konsullore” për Whelan, teksa ai vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

“Që prej se Paul është arrestuar dhjetorin e kaluar, autoritetet ruse nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi, nuk kanë ngritur akuzë ndaj ti”, tha senatori amerikan Gary Peters gjatë një konference për media, teksa prezantoi rezolutën.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) e ka arrestuar ish-marinsin Whelan, nën akuzat për spiunazh, duke pretenduar se ai ka pranuar informacione të klasifikuara.

Muajin e kaluar, një gjykatë ruse ia zgjati paraburgimin Whelan deri më 29 tetor.

Whelan – i cili ka deklaruar se ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në dasmën e një shoku – mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi rus janë përkeqësuar në pesë vjetët e fundit, që prej se Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përpjekjeve të Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...