Puna e ëndrrave/ Punonjësit e përcaktojnë vetë rrogën që do marrin - Bota Sot
Puna e ëndrrave/ Punonjësit e përcaktojnë vetë rrogën që do marrin

Bota

Puna e ëndrrave/ Punonjësit e përcaktojnë vetë rrogën që do marrin

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:45
Foto

25-vjeçarja, Cecilia Manduca punon si menaxhere e zhvillimit të biznesit në një kompani inovative britanike, the “GrantTree”.

Nga sa rrëfeu ajo për BBC-në, ambjent më të mirë pune nuk mund të gjente.

Cecilia thotë se mënyra e pagesës këtu është tejet e veçantë: punonjësit lejohen ta përcaktojnë vetë sesa do ta kenë pagën.

Tani vonë, 25-vjeçarja shpërbleu veten me një rritje rroge prej £7,000 paund, që i çon të ardhurat e saj në vit në £37,000 paund.

“E kisha me shumë dyshim ta kërkoja atë rritje”, rrëfeu menaxherja për gjigantin mediatik britanik.

“U konsultova me shumë njerëz. Isha e vetëdijshme se puna ime kishte ndryshuar, dhe se po shkoja përtej objektivave të mi. Por nga ana logjike, e dija po ashtu se e meritoja një shpërblim të tillë. Gjithë çështja është që duhet të luftoja me stigmën e përhershme se duhet të ndihesh i lumtur me ate që ke”, sqaroi ajo.

Firma ku punon Cecilia, “GrantTree”, ndihmon bizneset në Mbretërinë e Bashkuar të marrin fonde qeveritare dhe të gjithë 45 punonjësit e saj e vendosin vetë pagën e tyre, e madje mund ta shqyrtojnë atë sa herë të duan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...