Irani: Nuk do të ketë takim mes Trumpit dhe Rohani në OKB - Bota Sot
Irani: Nuk do të ketë takim mes Trumpit dhe Rohani në OKB

Bota

Irani: Nuk do të ketë takim mes Trumpit dhe Rohani në OKB

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:01
Presidenti iranian, Hasan Rohani.

Irani ka thënë të hënën se nuk do të ketë takim në mes të presidentit iranian, Hasan Rohani dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump në Kombet e Bashkuara, ka raportuar televizioni shtetëror iranian, pasi Shtëpia e Bardhë ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë takim në mes të dy liderëve.

“Ky takim as nuk është pjesë e agjendës tonë dhe as nuk do të ndodhë. Një takim i tillë nuk është planifikuar”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi.

Mousavi i ka konsideruar “absurde” deklaratat senatorit republikan, Lindesy Graham” se është koha që Shtetet e Bashkuara “të vendosin në tavolinë sulmin në rafineritë iraniane të naftës”, pas sulmit në rafineritë saudite të naftës ditën e shtunë.

Ky sulm është pretenduar të jetë kryer nga rebelët huthi të lidhur me Iranin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...