Eskorta me 30 makina, kush është presidenti më i mbrojtur në botë - Bota Sot
Eskorta me 30 makina, kush është presidenti më i mbrojtur në botë

Bota

Eskorta me 30 makina, kush është presidenti më i mbrojtur në botë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pa dyshim presidenti më i mbrojtur në botë është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eskorta e tij prej 30 makinash prihet nga ‘Bisha’.

Limuzina e famshme e presidentit të SHBA ka një armaturë me trashësi 12,7 cm, 5 shtresa xhami të papërshkueshëm nga plumbi, dyer me trashësi mbi 20 cm që mbyllen automatikisht në rast të një sulmi kimik, armë zjarri, goma KEVLAR dhe rripa çeliku që mund të drejtojnë me funksion të plotë edhe nëse gomat çahen.

Rezervuari i karburantit është i izoluar, kështu që nuk mund të shpërthejë ose rrjedhë. Brendësia ka rezervuarin e vet të oksigjenit vetëm në rast urgjence kimike.

‘Bisha’ ndiqet nga 30 makina të tjera, që nga makina pilot, makina e inteligjencës artificiale, e deri tek ambulance.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...