Ndërron jetë ish-udhëheqësi i Tunizisë që ishte viktima e parë e Pranverës Arabe

Bota

Ndërron jetë ish-udhëheqësi i Tunizisë që ishte viktima e parë e Pranverës Arabe

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 00:44
Zine el Abidine Ben Ali

Ish-presidenti i Tunizisë Zine el Abidine Ben Ali është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin për vdekjen e ish- udhëheqësit të Tunizisë e dhanë familjarët e tij.

Ai ndërroi jetë në Jeddah të Arabisë Sauditë, ku jetonte bashkë me familjen.

Ben Ali drejtoi Tunizinë për 23 vite me radhë ku arriti të krijonte stabilitet dhe rritje ekonomike në vend.

Në 2011 ai u largua nga pushteti me forcë nga një valë protestash masive në vend. Pas Tunizisë protestat masive shpërthyen në gjithë botën arabe duke u njohur si Pranvera Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat