SHBA forcon sanksionet ndaj Iranit, mënjanon veprimet ushtarake

Bota

SHBA forcon sanksionet ndaj Iranit, mënjanon veprimet ushtarake

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 00:49
Krerët e vendit

Presidenti Donald Trump ka njoftuar sanksione të reja ndaj bankës kombëtare të Iranit, duke i quajtur ato si sanksionet më të ashpra të vendosura ndaj një vendi.

Duket se Presidenti Trump dëshiron të shmangë veprimet ushtarake ndaj Teheranit, si reagim ndaj goditjes me raketa e dronë kundër ranerive të naftës në Arabinë Saudite. Korrespondetja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara sjell më shumë hollësi.

Autoritetet e Arabisë Saudite u treguan gazetarëve dëmtimet në objektet e naftës pasojë e sulmit me raketa dhe dronë.

Rebelët huthi me bazë në Jemen morën përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të shtunën e kaluar. Por Uashingtoni fajëson Teheranin, gjë që ky i fundit e mohon. Shtetet e Bashkuara reaguan me një raund të ri sanksionesh ndaj Bankës Kombëtare iraniane.

Presidenti Trump, i cili pati bërë fushatë për dhënien fund të luftrave të huaja, u shpreh me maturi lidhur me veprimet ushtarake. “Qasja e njeriut më të fortë dhe ajo që tregon forcë, do të ishte përmbajtja. Do të ishte shumë më lehtë të vepronim ndryshe. Irani e di se nëse ata sillen keq, do të jetë e paevitueshme” Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, tha se masa e fundit ndëshkuese vë në shënjestër një mekanizëm nanciar që mbështet Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

“Kjo do thotë që nuk do të ketë më para për të nancuar terrorin. Kjo masë është krahas sanksioneve tona ndaj naftës dhe institucioneve të tyre nanciare”

Disa analistë janë skeptikë ndaj ndikimit që do të kishte presioni i mëtejshëm nanciar në kushtet e një ekonomie të tendosur që nga viti 2018, kur Uashingtoni i rivendosi sanksionet që ishin hequr në bazë të marrëveshjes bërthamore me Iranin të vitit 2015.

Alex Vatanka është ekspert për Iranin me Institutin e Lindjes së Mesme. “Mënyra se si adminstrata e Presidentit Trump e ka tjetërsuar strategjinë “e shkopit dhe karrotës”, duke e kuzuar vetëm me shkopin, në të vërtetë nuk ka sjellë shumë rezultate pozitive”.

Presidenti iranian Hassan Rouhani dhe Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif do të jenë në Nju Jork javën që vjen për takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më herët ka patur spekulime për një takim Trump-Rouhani në Nju Jork, por bisedimet mes tyre nuk kanë gjasa të ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat