Disa vende në Këshillin e OKB-së dënojnë Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit

Bota

Disa vende në Këshillin e OKB-së dënojnë Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Disa vende në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënuan dënuan Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në javën e fundit të sesionit të 42-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (HRC) që vazhdon në Gjenevë të Zvicrës, disa vende, kryesisht perëndimore përmes një deklarate të përbashkët dënuan shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Në deklaratën e përbashkët që u lexua në emër të më shumë se 20 vendeve nga Përfaqësuesja e Përhershme e Australisë në Zyrën e OKB-së Gjenevë, ambasadorja Sally Mansfield u theksua shqetësimi i thellë nga pretendimet për tortura, arrestime të jashtëligjshme dhe gjykime të padrejta kundër gazetarëve, opozitarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Poashtu në deklaratë i bëhet thirrje Arabisë Saudite që të zbardhë vrasjen e gazetarit Khashoggi, i cili u vra në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për vrasjen.

Mësohet se deklarata e përbashkët krahas Australisë u nënshkrua edhe nga vende si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja.

Sesioni i 42-të i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (HRC) që vazhdon në Gjenevë të Zvicrës do të përfundojë të premten më 27 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat