Misteri i rrëmbyesve të aeroplanit dhe vrasësve të ushtarit amerikan, e tërë drama ndodhi 34 vite më parë – kishte zgjatur 17 ditë

Bota

Misteri i rrëmbyesve të aeroplanit dhe vrasësve të ushtarit amerikan, e tërë drama ndodhi 34 vite më parë – kishte zgjatur 17 ditë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 23:44
Foto

Një shtetas i Libanit ishte arrestuar në ishullin grek Mikonos, nën dyshimin se ka rrëmbyer një aeroplan që po udhëtonte nga Athina si dhe për vrasjen e një ushtari amerikan në vitin 1985.

Policia greke nuk kishte zbuluar emrin e të arrestuarit, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë të moshës 65-vjeçare.

Ai dyshohet për rrëmbimin e aeroplanin të aviokompanisë TWA, pas pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Athinës më 14 qershor të vitit 1985.

Megjithatë aeroplani kishte udhëtuar nga Kajro deri në San Diego, duke bërë disa ndalesa në Romë, Boston dhe Los Angeles. E rrëmbyesit kishin rrahur dhe më pas mbytur një pjesëtar të marinës amerikane Robert Stetem, 23-vjeç.

Drama kishte zgjatur hiq më pak se 17 ditë, kur është shpëtuar vala e fundit e pengjeve, kurse aeroplani kishte 146 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Ministria e Punëve të Jashtme në Bejrut kishte bërë të ditur se burri që ishte arrestuar në Greqi, ishte një gazetar libanez dhe se quhet Mohammad Saleh.

Besohet se ai është një nga rrëmbyesit që është në arrati për afro 35 vite. Në anën tjetër disa media greke, kanë identifikuar njërin të arrestuarin si Mohammad Ali Hamadi.

Hamadi ishte arrestuar në Frankfurt në vitin 1987 dhe ishte dënuar në Gjermani për rrëmbimin e aeroplanit dhe vrasjen e ushtarit amerikan.

Dyshohet se Hamadi është anëtar i Hezbollahut dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, por në vitin 2005 është liruar me kusht kur është kthyer në Liban.

Siç raporton AP, Gjermania i kishte rezistuar presionit që të ekstradohet në SHBA, pasi që anëtarët e Hezbollahut kishin rrëmbyer dy shtetas gjermanë në Bejrut dhe i kishin kërcënuar me jetë.

Hamadi së bashku me rrëmbyesin tjetër Hasan Izel Dinie dhe Ali Atvom, vazhdojnë të figurojnë në listën e Byrosë Federale të terroristëve më të kërkuar.

Në anën tjetër, FBI ka ofruar një shpërblim prej pesë milionë dollarë për të gjithë ata që kanë informata që do të qonin në arrestimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat