Irani kritikon SHBA-në pasi Zarif nuk lejohet të vizitojë një diplomat iranian

Bota

Irani kritikon SHBA-në pasi Zarif nuk lejohet të vizitojë një diplomat iranian

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:28
Mohammad Javad Zarif dhe Majid Tkhat Ravanchi

Irani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, pasi ministrit të Jashtëm iranian – i cili është në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – i është ndaluar që të vizitojë një diplomat iranian, i cili është i hospitalizuar në Nju Jork.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se do ta lejojë ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, që të vizitojë ambasadorin iranian në OKB, Majid Takht Ravanchi, nëse Teherani liron një prej shumë qytetarëve amerikanë “që i ka ndaluar padrejtësisht”.

Ravanchi, i cili është i sëmurë me kancer, po trajtohet në një spital në Nju Jork.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, citoi sot zëvendësministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi të ketë thënë se Uashingtoni po keqpërdor çështjet humanitare për kauza politike.

Raportet ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar, që prej se presidenti amerikan, Donald Trump nj vit më parë tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksione ndaj Iranit, që i pamundëson Teheranit të shesë naftën jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat