Irlanda refuzon ofertën e kryeministrit britanik për Brexit-in

Bota

Irlanda refuzon ofertën e kryeministrit britanik për Brexit-in

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Propozimi i fundit i kryeministrit britanik për Brexit-in mund të shpallet i vdekur ende pa arritur mirë në Bruksel pasi qeveria dhe partitë opozitare në Irlandë e kanë refuzuar atë.

Idetë e kryeministrit u cilësuan si të papranueshme, ilegale dhe të zbatueshme. Sipas ligjit, në kufirin me Irlandën ndalohet ndërtimi i infrastrukturës së re, nëse ajo nuk ka ekzistuar para Brexit-it.

“Nëse kjo është oferta përfundimtare, atëherë nuk do të ketë marrëveshje”, tha një zyrtar i Bashkimit Evropian.

Ministrja irlandeze për çështje evropiane, Helen McEntee, gjithashtu tha se ky plan është i papranueshëm për Irlandën dhe ngriti dyshime nëse kryeministri britanik vërtet është i sinqertë kur thotë se dëshiron arritje të marrëveshjes.

Plani i kryeministrit Johnson për arritjen e marrëveshjes për Brexit-in në dhjetë ditët e ardhshme do të dërgohet të mërkurën në Bruksel. Raportohet se qeveria britanike e ka bërë këtë plan si ofertë të fundit dhe nuk do të pranojë të diskutojë për ndonjë opsion tjetër.

Burimet brenda BE-së thanë se propozimi i Britanisë nuk i plotëson objektivat për kufirin me Irlandën dhe kërcënon paqen dhe tregun e lirë në Irlandën Veriore, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat