SHBA i shesin Ukrainës raketa anti-tank

Bota

SHBA i shesin Ukrainës raketa anti-tank

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 12:48
Raketa e tipit Javelin FGM-148

Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga raketat më të rrezikshme. Ai e kërkon objektivin në mënyrë të pavarur. Me 150 armë të tilla antitank e furnizon tani SHBA qeverinë në Kiev.

Pas kongresit, tani edhe qeveria në Uashington ka rënë dakord për shitjen e raketave Javelin në Ukrainë. Tek ky furnizim në vlerë 19 miliardë dollarë bëjnë pjesë edhe pajisjet e tjera përkatëse të armatimit, bëri të ditur Ministria e Jashtme amerikane. Shitja është në interesin kombëtar të SHBA dhe do t'i ndihmojë Ukrainës të mbrojë "sovranitetin dhe integritetin e saj territorial".

Raketat Javelin

SHBA e mbështesin që nga viti 2014 Ukrainën, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë. Për sigurimin e raketave Javelin, qeveria në Kiev ka kohë që përpiqet. Ky tip është një raketë mbrojtëse e re e prodhuar nga Raytheon dhe Lockheed, dhe mundet që në distancë të madhe të përdoret kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe bunkerëve. Operatori duhet vetëm të fiksojë objektivin, pastaj raketa e gjen vetë atë. Në luftën në Lindje të Ukrainës, kjo shihet si një avantazh, për shkak se luftimet zhvillohen në rajone shumë të populluara.

Image
Donald Trump dhe Joe Biden

Presidenti i sapozgjedhur ukrainas, Selenskyj foli me presidentin amerikan për këtë armë. Marrëveshja ishte gati e përfunduar. Miratimi veçse bëhet dy javë pas bërjes publike të aferës së Ukrainës në Uashington. Demokratët akuzojnë presidentin Trump, se e ka vënë Selenskyjn nën presion për të ndikuar hetime kundër rivalit të tij, Joe Biden. Ata kanë filluar ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve me mbledhjen e informacionit për një procedurë të mundshme shkarkimi kundër presidentit, Trump./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat