Irani liron nga burgu dy australianë

Bota

Irani liron nga burgu dy australianë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:21
Mark Firkin dhe Jolie King

Dy shtetasit australianë, Mark Firkin dhe Jolie King, janë liruar nga paraburgimi në Iran. Ata kanë thënë se janë të lumtur që tash mund të kthehen në Australi.

Ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne, tha të shtunën para gazetarëve: “Është ndjenjë e jashtëzakonshme çlirimi të ju njoftoj se ata janë liruar dhe janë kthyer”.

Ajo shtoi se qeveria australiane ka zhvilluar negociata të ndjeshme me Iranin për lirimin e këtyre dy qytetarëve dhe ka dhënë ndihmë për t’u siguruar se ata po trajtohen në mënyrën e duhur gjatë mbajtjes në paraburgim.

Më parë ishte raportuar se Tehrani e ka dënuar një qytetar tjetër australian me dhjetë vjet burgim. Ministrja Payne tha se qeveria ka bërë përpjekje që edhe ky person të lirohet, por konfirmoi se ai ende ndodhet në burg.

Australianët King dhe Firkin ishin larguar nga shtëpia e tyre në Perth në vitin 2017. Ata ishin arrestuar tre muaj më parë afër kryeqytetit iranian nën akuzën se kanë bërë fotografi me dron afër bazave ushtarake.

Përdorimi i dronit me leje paraprake është i lejuar në Iran, por për këtë gjë ka kushte të rrepta. Një veprim i tillë është i ndaluar në kryeqytet, në zona të ndjeshme ose në hapësira ku ka shumë njerëz, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat