Tuneli i ferrit: Aty ku do të futeshin të burgosurit për t’u djegur, por ndryshoi rrjedha

Bota

Tuneli i ferrit: Aty ku do të futeshin të burgosurit për t’u djegur, por ndryshoi rrjedha

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:34
Tuneli

Në Lituani kohë më parë është zbuluar një tunel që ishte hapur nga të burgosurit hebre, në të cilin nazistët po planifikonin t’i fusnin të burgsurit dhe t’i digjnin, mirëpo ai tunel filloi të përdorej nga hebrenjtë për të ikur, dhe  40 të burgosur kanë arritur të arratisen përmes tij

Një ekip i përbërë me kërkues nga Izraeli, Amerika, Kanadaja dhe Lituania, kanë përdorur  teknologji skanimi për zbulim të naftës, për të gjetur këtë tunel, që u përdor në përpjekje që të largoheshin nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tuneli i gjatë 35 metra është gjetur në malin Ponar, i njohur sot me emrin ‘Paneriai’, ku nazistët kanë vrarë 100 mijë njerëz. Gjatë fundit të luftës, të burgosurit janë dërguar në kampin e përqëndrimit në Stutthof dhe ku janë detyruar që të djegin trupat e pajetë.

Në mënyrë të fshehtë, ata kanë gërrmuar tunelin . 40 të burgosur kanë arritur të arratisen përmes tunelit në vitin 1944 dhe kanë arritur deri te forcat partizane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat