Nënshkruhet sot marrëveshja SHBA – Greqi, sekretari amerikan arrin në Athinë

Bota

Nënshkruhet sot marrëveshja SHBA – Greqi, sekretari amerikan arrin në Athinë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 11:48
Mike Pompeo

Dje në mbrëmje vonë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Athinë, pas vizitave të tij në Romë dhe Mal të Zi

Në këto moment, sekretari ndodhet në takim me kryeministrin Mitsotakis e më pas do të nënshkruajë  marrëveshjen SHBA – Greqi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Pasdrek, Pompeo  do të japë një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias dhe do të takohet dhe me ministrin e Mbrojtjes, Nikos Panajotopulos.

Vizita bëhet në një moment kritik të marrëdhenieve greko-turke, ndërsa Athina me anë të kësaj marreveshjeje në fushën e mbrojtjes që i siguron favore të mëdha SHBA , kërkon të fuqizojë edhe më tepër rolin e saj në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat