Kryhet me sukses operacioni kundër mbeturinave të mbledhura në Oqeanin Paqësor

Bota

Kryhet me sukses operacioni kundër mbeturinave të mbledhura në Oqeanin Paqësor

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:25
Oqeani Paqësor

Një pajisje e madhe lundruese, e projektuar nga shkencëtarët holandezë për të pastruar “ishullin” e mbeturinave në Paqësor, po shënon sukses duke mbledhur plehra plastike dhe mbeturina të tjera nga ky oqean për herë të parë.

“Ishulli” i mbeturinave në oqeanin më të madh në botë tani mbulon një zonë tre herë më të madhe se Franca, shkruan Guardian.

Autori i pastrimit të oqeanit, Boyan Slat shkroi në Twitter se pajisja lundruese, e cila është më shumë se 600 metra e gjatë, kishte kryer me sukses operacionin e parë të pastrimit të mbeturinave në Paqësor.

Image

Pajisja mbledh copëza të madhësive të ndryshme, nga rrjetat e peshkimit e deri të rrotat e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat