OKB: Estonia e para në BE në kontrollin e korrupsionit

Bota

OKB: Estonia e para në BE në kontrollin e korrupsionit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Estonia qëndron e para në Evropën Qendrore dhe Lindore për sa i përket kontrollit të korrupsionit, sipas studimi të ri të Bankës Botërore.

Sipas treguesve të qeverisjeve në të gjithë botën, Estonia drejton rajonin në kontrollin e korrupsionit me 89,9 pikë përqindje, ndërsa në vendin e dytë qëndron Sllovenia me 80,77 pikë dhe në vendin e tretë Polonia (74,52).

Më pas vijnë Republika Çeke (69,23),  Lituania (68,75), Sllovakia (66,35), Letonia (64,42), Kroacia (60,1), Hungaria (59,62), Mali i Zi (58,17) dhe Rumania (52,40).

”Të gjitha vendet e mbetura në zonë kanë fituar më pak se 50 pikë përqindje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat