Më shume se 100 fëmijë janë arrestuar në Egjipt gjatë protestave

Bota

Më shume se 100 fëmijë janë arrestuar në Egjipt gjatë protestave

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:26
Foto

Më shumë se 100 fëmijë janë midis mijëra personave të arrestuar në Egjipt në përpjekje për të parandaluar protesta të mëtejshme kundër sundimit të Abdel-Fatah al-Sisi, shkruan The Guardian.

Të paktën 3,120 njerëz janë arrestuar pasi qindra njerëz dolën në rrugë në 20 shtator, sipas OJQ-së me bazë në Kajro, Komisioni Egjiptian për të Drejtat dhe Liritë. Amnesty International tha se të paktën 111 fëmijë u arrestuan në përleshje, "disa të rinj sa 11, janë arrestuar gjatë rrugës për në shtëpi nga shkolla".

Shumë prej tyre u mbajtën nga shërbimet e sigurisë pasi ishin ndalur në pikat e kontrollit, ku zyrtarët kërkuan të shihnin telefonat e tyre për të kontrolluar materialin "politik". Grupet e të drejtave lokale si dhe vetë Këshilli Kombëtar i Qeverisë për të Drejtat e Njeriut e dënuan praktikën si antikushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat