Kremlini: SHBA-ja mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë - Bota Sot
Kremlini: SHBA-ja mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Bota

Kremlini: SHBA-ja mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:25
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, marrë parasysh ndikimin e Uashingtonit te Kievi.

"SHBA-ja padyshim se mund ta shfrytëzojë ndikimin që ka mbi Kievin, për ta detyruar atë që t'i përmbushë obligimet që ka me Marrëveshjet e Minskut për Paqe, sa më parë që të jetë e mundur", tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, duke folur për gazetarët në Moskë, ai theksoi se Rusia nuk do ta mbështesë përfshirjen e Uashingtonit në bisedimet e Formatit të Normandisë për zgjidhjen e konfliktit.

Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca aktualisht përbëjnë të ashtuquajturën Katërshe të Normandisë, edhe pse ato nuk janë takuar për bisedime për paqe që nga tetori i vitit 2016.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që atëherë mbështet një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.

Luftimet në këtë pjesë kanë lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë qysh në prill të 2014-ës.

Marrëveshjet e Minskut për Paqe janë arritur në vitin 2015, por ato nuk janë zbatuar dhe Rusia e Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...