Raportohen viktimat e para në Siri

Bota

Raportohen viktimat e para në Siri

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:54
Foto

Sulmet ajrore të Turqisë, që shënjestruan disa zona të veriut të Sirisë, shkaktuan viktima mes civilëve, njoftoi një koalicion luftëtarësh kurdë e arabë.

“Ka pasur bombardime intensive të avionëve turq mbi pozicionet ushtarake dhe fshatrat e civilëve. Sipas raportimeve të para, ka pasur viktima mes civilëve”, njoftoi në Twitter koalicioni Forcat Demokratike Siriane (SDF).

Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e një operacioni të ri ushtarak, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat