KS do të diskutojë operacionin e Turqisë në veri të Sirisë

Bota

KS do të diskutojë operacionin e Turqisë në veri të Sirisë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:00
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të takohet të enjten për të diskutuar operacionin ushtarak të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Ankaraja tha se operacioni i saj antiterror ka qenë " i matur dhe i përgjegjshëm. Nga ana tjetër luftëtarët kryesisht kurdë në rajon kanë bërë thirrje për ndihmë, ndërsa luftëtarët kurdë në rajon bëjnë thirrje për ndihmë për “të shpëtuar njerëzit tanë nga genocidi”.

Në veri të Sirisë ranë në sy përpjekjet e civilëve për t’u larguar nga zona.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të enjten se 109 "terroristë" ishin vrarë, duke iu referuar luftëtarëve kurdë të Sirisë.

Turqia e vazhdoi sulmin edhe gjatë mbrëmjes së ditë së mërkurë, në një përpjekje për të larguar forcat kurde të cilat i cilëson si terroristë në një kohë kur pjesa më e madhe e vendeve perëndimore i sheh ata si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ministria turke e Mbrojtjes tha që ofensiva po ndërmerret në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe dispozitat e ligjit ndërkombëtar që i japin Turqisë "të drejtën të vetëmbrohet".

Në një artikull në “Washington Post” të botuar të mërkurën Hemin Kobane, ndërmjetësi i Forcave Demokratike Siriane me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik, akuzoi Uashingtonin se ka lënë mënjanë kurdët dhe i "ka lënë fatet e tyre në duart e armiqve".

Zyrtarët ushtarakë amerikanë konfirmuan që kanë larguar nga zona e rrezikut rreth 50 anëtarë të forcës speciale amerikane, të cilët kishin vepruar përgjatë kufirit Turqi-Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat