Doktori i cili ndihmoi CIA-n ta gjejë Osama Bin Laden

Bota

Doktori i cili ndihmoi CIA-n ta gjejë Osama Bin Laden

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 08:39
Shakil Afridi

Një mjek pakistanez i cili ndihmoi SH.B.A. të gjente drejtuesin e al-Kaedës, Osama Bin Laden, është paraqitur kundër dënimit të tij me burg.

Është hera e parë që çështja e Shakil Afridi është dëgjuar në gjykatë të hapur. Gjykatësi e shtyu çështjen deri më 22 tetor me kërkesë të prokurorëve.Ai kurrë nuk u akuzua zyrtarisht për rolin e tij në operacionin e 2011 që rezultoi me vrasjen e Bin Laden.

Burgimi i Dr Afridi shkaktoi zemërim dhe bëri që SH.B.A. të ul ndihmën federale për Pakistanin nga 33 milion dollarë në 27 milion, dhe 1 milion dollarë për çdo vit të dënimit të tij me burg.

Presidenti amerikan Donald Trump premtoi në fushatën e tij elektorale për vitin 2016 se do ta lironte Dr Afridi ‘’brenda dy minutave” nëse do zgjidhej president, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Ndërsa mjeku konsiderohet një hero në SH.B.A., në Pakistan ai është parë nga shumë si një tradhtar që solli poshtërim në vend.

Dr Afridi ishte mjeku kryesor në rrethin fisnor Khyber dhe si shef i shërbimeve shëndetësore kishte mbikëqyrur një numër programesh vaksinimi të financuara nga SHBA.Si punonjës i qeverisë, ai vendosi një program të ngjashëm të vaksinimit të hepatitit B, duke përfshirë në qytetin e  Abbottabad, ku doli që Bin Ladeni po jetonte pikërisht aty.

Plani i inteligjencës amerikane ishte të merrte një mostër gjaku nga një prej fëmijëve që jetonte në kompleksin Abbottabad, në mënyrë që testet e ADN-së të mund të përcaktonin nëse ata ishin të afërm të Bin Ladenit.Mendohet se një nga kolegët e Dr Afridi vizitoi kompleksin dhe mblodhi gjak – por nuk dihet nëse kjo rezultoi thelbësore për suksesin e amerikanëve në gjetjen e objektivit të tyre.

Dr Afridi u mor në paraburgim më 23 maj 2011, 20 ditë pasi u vra Bin Laden. Ai mendohet të ketë qenë në fund të dyzetave të tij në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat