Rrëfimi rrëqethës i kolumbianes me nofkën “Dreqja”: Më pëlqen të vras, bile edhe shtatzëna

Bota

Rrëfimi rrëqethës i kolumbianes me nofkën “Dreqja”: Më pëlqen të vras, bile edhe shtatzëna

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 00:42
Një vrasëse me pagesë që punon për kartelet e drogës

Një vrasëse me pagesë që punon për kartelet e drogës, dhe që i ka dhënë vetes emrin “Dreqja”, ka treguar se si i pëlqen të vrasë njerëz, përfshi gra shtatzëna.

Kolumbiania tregoi koston mizore të tregtisë së drogës në vend, si dhe tha se ka vrarë kushëririn e vet, pasi e kishin futur në botën e kartelit që 15 vjeçe.

Ajo kishte folur me anëtarë të stafit të Channel 5 në  Britani, dhe i kishte thënë se vetëm tetë ditë më parë i ishte dashur t’i priste gjymtyrët një burri dhe ta hidhte në lumë ngaqë ai kishte refuzuar të vriste dikë tjetër.

Duke mbuluar fytyrën me një shami, ajo tha se bota e krimit e kishte tërhequr për shkak të jetës “vrit ose do të vritesh” që ofronte, dhe  se i pëlqente të paguhej për të vrarë.

“Më pëlqen çmenduria. Jo kur isha e vogël, por qëkur mbusha 15 vjeç, më pëlqente t’i shihja gjërat rrotull meje të shkatërroheshin”, thotë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat