Qytetet e së ardhmes/ Do jenë të zhytura në gjelbërim

Bota

Qytetet e së ardhmes/ Do jenë të zhytura në gjelbërim

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike; qytetet e së ardhmes do të jenë të zhytura në gjelbërim, e mallrat do të dorëzohen me dronë.

Ky është vizioni optimist të cilit do të duhet t`I pershtatën metropolet e nga sa thuhet, qyteti i parë i këtij lloji është gati në Meksikë. E rrethuar nga gjelbërimi, zona prej rreth 560 hektarësh, e ndodhur jo shumë larg Kankun-it, ka formën e një rripi.

Ishte menduar fillimisht që aty të ndërtohej qendra më e madhe tregtare në Amerikën Latine. Por kur panë zonën, ariktektet menduan ta kthenin në një qytet-pyll.

“Kjo nuk do të thotë të kthehemi në të kaluarën sepse vajtojmë një gjendje para-moderne; Përkundrazi, ne e menduam qytetin si një pyll dhe pemët si një fakt urban, e kjo nuk është gjë tjetër vecse një ndërthurje e përsosur mes tyre,` shprehen ata.

Frymëzimi për të ashtquajturin “Smart Forest City“ vjen nga qytetërimi misterioz i Majave, ndonëse padyshim materializimi i idesë për të marrë formën e një qyteti inteligjent, apo e qytetit të së ardhmes, ka qenë një rrugëtim i gjatë.

Deri më tani ky ka qenë gjithmonë një koncept, i aplikuar kryesisht për një model banimi e kurrë për një qytet të tërë. Masterplani është në gjendjen e tij përfundimtare, kështu që qyteti i së ardhmes është përvijuar dhe është gati të ndërtohet. Projekti do të nisë në vitin 2020 për tu përfunduar sipas gjasave në 2026-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat