Inflacioni i eurozonës bie në 0.8 për qind në shtator

Bota

Inflacioni i eurozonës bie në 0.8 për qind në shtator

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:40
Eurozona

Inflacioni vjetor në eurozonë ishte 0.8 për qind në shtator, njoftoi Eurostat.

Kjo është një ulje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin gusht. Ushqimi, alkooli dhe duhani patën rritjen më të lartë të çmimeve në shtator me 1.6 për qind, krahasuar me muajin gusht kur ishte 2.1 për qind.

Çmimet e shërbimeve u rritën 1.5 për qind, 0.2 për qind më shumë se muajin gusht, ndërsa çmimi i produkteve industriale jo energjike u rrit me 0.2 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e energjisë ranë 1.8 për qind në shtator krahasuar me gushtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat