Tensionohet situata mes Parisit dhe Teheranit

Bota

Tensionohet situata mes Parisit dhe Teheranit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:36
Foto

Zyrtarët francezë pohuan sot se nuk ishte një, por dy studiues francezë, të cilët janë arrestuar nga autoritetet iraniane në qershor dhe vazhdojnë të mbahen në burg, pavarësisht protestave të Parisit, që e quan një situatë të papranueshme.

Më 16 korrik, Teherani pranoi se kishte arrestuar antropologen franko-iraniane, Fariba Adelkhah, duke theksuar se dosja e saj po hetohej hollësisht nga gjyqësori, në përputhje me ligjet e vendit.

Megjithatë, gazeta “Le Figaro” njoftoi dje se është ndaluar edhe një tjetër studiues, Roland Marchal, që udhëtonte bashkë me të.

“Shpresojmë që autoritetet iraniane të tregohen transparente në këtë çështje dhe të veprojnë pa vonesë për t’i dhënë fund kësaj situate të papranueshme”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme franceze, duke theksuar mobilizimin e plotë për lirimin e dy studiuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat