Populli i Hong Kongut propozohet për Nobelin e Paqes 2020

Bota

Populli i Hong Kongut propozohet për Nobelin e Paqes 2020

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:32
Guri Melby

Një deputete norvegjeze njoftoi sot se kishte propozuar popullin e Hong Kongut si kandidat për çmimin Nobel për Paqen 2020, edhe pse propozimi i saj rrezikon të shkaktojë zemërimin e Kinës.

“Propozova popullin e Hong Kongut për çmimin Nobel për Paqen 2020, i cili rrezikon jetën dhe sigurinë e tij çdo ditë për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe demokracinë”, tha Guri Melby, deputete e partisë së vogël liberale, anëtare e koalicionit qeverisës në Norvegji.

Në një intervistë të botuar nga “Aftenposten”, sot, Melby tha se protestat e tyre kanë një ndikim edhe përtej Hong Kongut, si në rajon, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.

Gjatë këtyre katër muajve të fundit, ish-kolonia britanike po përjeton krizën e më të rëndë politike që pas kthimit të saj Kinës në vitin 1997, me veprime ndonjëherë të dhunshme për të denoncuar shkeljen e lirive dhe duke kërkuar reforma demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat