Brenda bazës së braktisur në Siri: Mesazhet e çuditshme që amerikanët lanë për rusët

Bota

Brenda bazës së braktisur në Siri: Mesazhet e çuditshme që amerikanët lanë për rusët

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 00:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetarët rusë ndoqën patrullimet ushtarake ruse gjatë një vizite në një bazë të braktisur amerikane në periferi të Manbid të Sirisë dhe treguan pamjet unike që tregojnë atë që trupat amerikane lanë pas gjatë një tërheqje të shpejtë nga zona në fillim të këtij muaji.

Një nga këta korrespodentë shfaqi imazhet e asaj që ka mbetur në bazën, e cila u ndërtua rreth tre vjet më parë dhe ndodhet rreth 7 km nga vetë qyteti i Manbidges.

Në bazë ndodheshin afro 300 trupa amerikane dhe 15 automjete që patrullonin.

Në fotot e publikuara shihet se në të gjithë bazën kishte mesazhe të ndryshme. Mes tjerash edhe një vizatim i një shqiponje me shprehjen:”Amerika shikon – gjithmonë shikon”.

Aty shihen edhe mesazhe të tilla si: “Ne e duam Amerikën” dhe poshtë tyre llogaria në Twitter e presidentit amerikan, Donald Trump.

Objekti, në të cilin tani ndodhen  ushtria Siriane, strehonte ushtarë amerikanë të cilët koordinonin veprimin e avionëve luftarakë. Kur Ankaraja njoftoi në fillim të tetorit se po niste një operacion në veri të Sirisë, amerikanët u larguan nga bazat, duke marrë vetëm armët dhe pajisjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat