Ky është personi që u arrestua për 39 të vdekurit në Britani - foto

Bota

Ky është personi që u arrestua për 39 të vdekurit në Britani - foto

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:21
Vrasësi i dyshuar për 39 viktima

Kjo është fotoja e parë e shoferit të maunës që është arrestuar nga policia si i dyshuar për vrasjes, pasi në karrocerinë e automjetit të tij u gjetën 39 kufoma.

Mo Robinson është një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, që dyshohet se e ka futur maunën në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.

Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.

Mjeti ku kanë hyrë është me sistem frigoriferi, ndaj frika është se mos të kenë vdekur nga i ftohti dhe asfiksia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat