ISIS-i ua pret kokat ushtarëve rusë

Bota

ISIS-i ua pret kokat ushtarëve rusë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:32
4 prej tyre u është prerë koka

Rritet tensioni në Mozambik, ku sipas burimeve të ushtrisë vendase, 7 ushtarë rusë janë vrarë nga ISIS.

Sipas mediave të huaja, 4 prej tyre u është prerë koka.

Edhe pse nga viti 2017 ka një marrëveshje midis qeverisë së Mozambikut dhe Rusisë për asistencë ushtarake në vendin ku grupe si al-Shahab të lidhura me ISIS po kontrollojnë disa territore në kufi me Tanzaninë, zyrtarisht nuk ka prani të ushtarëve rusë.

Ushtarakët e vrarë i përkasin në fakt grupit paraushtarak i quajtur Wagner Grup, në pronësi të Yevgeny Prigozhin, një person që përflitet si i lidhur ngushtë me presidentin rus Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat