Me hashtagun “shërbëtore për shitje”, rrjetet sociale përdoren për tregtimin e “skllevërve” - Bota Sot
Me hashtagun “shërbëtore për shitje”, rrjetet sociale përdoren për tregtimin e “skllevërve”

Bota

Me hashtagun “shërbëtore për shitje”, rrjetet sociale përdoren për tregtimin e “skllevërve”

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:10
Ilustrim

Autoritetet e Kuvajtit bëjnë me dije se kanë hapur zyrtarisht procese gjyqsore me pronarët e disa llogarive të mediave sociale të cilat përdoreshin për të shitur punëtorët vendas si ‘skllevër’.

Më herët me anë të një investigimi, BBC zbuloi tregje skllevërish në internet në aplikacionet e ofruara dhe të vëna në dispozicion nga Google dhe Apple, përfshirë Instagramin që është në pronësi të Facebook.

Gratë ofroheshin në shitje si punëtore përmes hashtageve të tilla si “shërbëtore për transferim” ose “shërbëtore për shitje”.

Mësohet se personat e përfshirë në këtë rrjet gjithashtu janë detyruar të nënshkruajnë një angazhim ligjor, duke premtuar se nuk do të marrin më pjesë në këtë aktivitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat